Flash News

E-TJERA

Del ekspertiza mjekoligjore për vdekjen e Lear Kurtit

Del ekspertiza mjekoligjore për vdekjen e Lear Kurtit

Ka dalë ekspertiza mjekoligjore për vdekjen e të riut, Lear Kurti, i cili humbi jetën pas shoqërimit në komisariat më 20 tetor. Sipas ekspertizës, shkaku i vdekjes së 32-vjeçarit është mbidoza e kokainës.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka administruar aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr 494/22 datë 14.11.2022, në lidhje me shkaqet e vdekjes së shtetasit Lear Kurti. Në përgjigje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, përcaktohet diagnoza Anatomo-Patologjike:

Mbidozim (Helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë. Ishemi akute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit, stazë vazale dhe ekstravazat kapilar, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkrisë, hepatit kronik persistent.

Shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurti ka qenë helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akute të miokardit që ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës)”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Kujtojmë që vdekja e të riut solli reagime të shumta në opinionin publik, pasi u ngritën pretendimet se Kurti ishte dhunuar nga uniformat blu. Këto pretendime i ngritën edhe familjarët, të cilët thanë se në trupin e pajetë të të riut kishte hematoma.

 

Të fundit