Flash News

E-TJERA

Del raporti i Avokatit të Popullit për vdekjen e Leart Kurtit: Ngjarja mund të ishte parandaluar

Del raporti i Avokatit të Popullit për vdekjen e Leart Kurtit: Ngjarja

Publikohet raporti e Avokatit të Popullit lidhur me rastin e vdekjes së të riut Lear Kurtit, i cili në 19 tetor ndërroi jetë në duart e Policisë së Shtetit.

Në raport thuhet se punonjësit e policisë nuk kanë marrë masa kur ky person është ndjerë keq dhe nuk ka ndërhyrë në kohë për të shmangur ngjarjen e rëndë.

“Duke mbajtur në konsideratë natyrën e çështjes, në raste të tilla shërbimet e policisë, mund ta parandalonin këtë ngjarje, në kushtet e veprimeve apo mosveprimeve që përfaqësuesit e rendit publik kishin si detyrim të kryenin.

Referuar ligj.nr. 108/2014 për Policinë e Shtetit, neni 122 pika 1 dhe 2 përcaktohet se: 1. Masat mbrojtëse merren ndaj personit të sëmurë mendor, në gjendje të dehur, nën efektet e lëndëve narkotike ose ndaj personit me sëmundje ngjitëse të rënda. Në këto raste, punonjësi i policisë e dërgon personin në ambientet e policisë, në institucionet shëndetësore, në qendrat e rehabilitimit ose e dorëzon te kujdestari apo personat përgjegjës.

2. Punonjësi i policisë merr masat e nevojshme për mbrojtjen e personit, gjendja e të cilit tregon qartë se nuk mund të kontrollojë veprimet dhe sjelljen e tij dhe për këtë arsye mund t’i shkaktojë dëmtime fizike ose të përbëjë rrezik për jetën e tij ose të të tjerëve”, thuhet ne raportin e Avokatit te Popullit

Në konstatimet e Avokatit të Popullit rezulton se gjatë shoqërimit të Kurtit, nuk emri i tij nuk është evidentuar në regjistrin e të shoqëruarve në ambientet e komisariatit.

 

 

Të fundit