Flash News

E-TJERA

Del video pas atentatit në Lezhë, reagimi i parë i Blerim Preçit: A kam plumba në kokë?

Del video pas atentatit në Lezhë, reagimi i parë i Blerim

Një atentat me armë zjarri u shënua dje në Ishull Lezhë rreth orës 20:05 të mbrëmjes të së shtunës.

Blerim Preçi, shënjestra e atentatit, ishte duke udhëtuar me një mjet tip ‘Mercedes Benz ML’ bashkë me të afërmin e tij Klisman Preçi. Teksa ishin në lëvizje, Blerimi dhe Klismani janë qëlluar me breshëri automatiku.

Të dy i kanë shpëtuarit atentatit, teksa ka dalë një video e reagimit të parë të Blerim Preçit pas atentatit. Teksa një qytetar i afrohet për ndihmë, Preçi i traumatizuar e pyet nëse ka apo jo plumba në kokë.

Qytetari: Eja vrap tek lokali se thirra mjekun, thirra dhe policinë.

Blerim Preçi: A kam plumba n’ kokë.

Qytetari: Jo jo s’ke gjë.

 

Të fundit