Flash News

E-TJERA

Pamjet apokaliptike/ Shkrumbohet Delvina, qyteti mbulohet nga zjarri e tymi

Pamjet apokaliptike/ Shkrumbohet Delvina, qyteti mbulohet nga zjarri e tymi

Reuters ka publikuar pamjet apokaliptike nga zjarri që përfshiu Delvinën një ditë më parë, ku flakët dogjën pyje, banesa dhe bimësi.

Në pamjet e publikuara shihet se si zjarrfikësit mundohen të shuajnë flakët masive, ndërsa banorët e zonës kanë dalë të shqetësuar dhe janë detyruar të braktisin banesat e tyre të rrezikuara nga zjarri.

Çfarë ndodhi gjatë natës

Gjatë natës flakët janë afruar shumë pranë puseve të hidrokarbureve, çfarë ka shkaktuar panik te banorët për një tragjedi të mundshme. 

Gjithashtu flakët u afruan edhe pranë spitalit të qytetit ku pacientët dhe stafi u transferuan përkohësisht në ambientet e Pallatit të Kulturës. Po ashtu, aty u transferuan edhe disa prej aparaturave mjekësore të spitalit të Delvinës, përfshirë dhe bombolat e oksigjenit. 

Rreth 10 qytetarë, mes tyre 4 nga forcat e ushtrisë, shfaqën probleme me frymëmarrjen dhe plagë të lehta, të cilët u trajtuan nga personeli mjekësor.

Sipas raportimeve mediatike, për shuarjen e flakëve ditën e djeshme kanë punuar vetëm 4 automjetet zjarrfikëse të Delvinës, një situatë qesharake, duke parë përmasat e flakëve masive.

Lidhur me rastin reagoi edhe kreu i PD-së Sali Berisha, i cili deklaroi se ditën e djeshme nuk pati asnjë ndërhyrje nga ajri në Delvinë, asnjë reagim të shpejtë që mund të kishte shmangur përhapjen e zjarrit. 

Si paraqitet situata sot 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka filluar edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e kësaj vatre të madhe zjarri, por situata vijon të mbetet kritike. 

Mësohet se sot është bërë emundur shuarja e zjarrit afër qytetit ndërsa flakët vijojnë në mal, ku po afrohen drejt fshatit Kakodhiq.

Tymi ka pushtuar zonën për shkak të flakëve masive ndërsa ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Pamjet gjatë natës

Pamjet apokaliptike/ Shkrumbohet Delvina, qyteti mbulohet nga zjarri e tymi

Pamjet apokaliptike/ Shkrumbohet Delvina, qyteti mbulohet nga zjarri e tymi

Pamjet apokaliptike/ Shkrumbohet Delvina, qyteti mbulohet nga zjarri e tymi

Pamjet apokaliptike/ Shkrumbohet Delvina, qyteti mbulohet nga zjarri e tymi

Pamjet sot

Të fundit