Flash News

E-TJERA

Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurrencës, Konfindustria kritika qeverisë: Politika korruptive

Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurrencës,

Konfindustria ka reaguar pas zgjedhjes së Denar Bibës në krye të Autoritetit të Konkurrencës.

Në një reagim, konfindustria i kërkon Kuvendit të tregojë kujdes në përzgjedhjen e kryetarit të ‘Konkurrencës’, duke theksuar se pavarësia politike është e rëndësishme në kushtet kur grupimet e tipit kartel, oligopol dhe monopol, janë zotëruese në tregje.

"Një pjesë e madhe e tyre janë krijuar nëpërmjet vendimeve politike korruptive të nivelit më të lartë të tipit të “kapjes së shtetit/state capture” dhe mosveprimit në vazhdimësi të agjencive rregullatore të tregut, sikurse është AK", shkruan konfindustria.

Reagimi:

Konfindustria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të tregojë kujdes të vecantë në përzgjedhjen e kryetarit të Autoritetit të Konkurencës/AK. AK deri tash, ka dështuar plotësisht në përligjjen e arsyeve të ngritjes dhe mbajtjes nga taksapaguesit shqiptarë për mbrojtjen e interesit publik nga grupimet antitreg. Grupimet antitreg janë shkaku thelbësor, që ndalon zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë kombëtare si edhe korruptojnë dhe asgjësojnë vetë thelbin e demokracisë. 

Përzgjedhja profesionale dhe pavarësia politike e drejtuesve të AK është jetike në kushtet kur grupimet e tipit kartel, oligopol dhe monopol, janë zotëruese në gjithë tregjet strategjike të vendit. Një pjesë e madhe e tyre janë krijuar nëpërmjet vendimeve politike korruptive të nivelit më të lartë të tipit të “kapjes së shtetit/state capture” dhe mosveprimit në vazhdimësi të agjencive rregullatore të tregut, sikurse është AK.

Rëndësia e mirëfunksionimit të AK shtohet vecanërisht në kushtet kur aleati yne strategjik SHBA ka shpallur strategjinë globale të luftës kundër korrupsionit. Në këtë kuptim Konfindustria mbështet plotësisht deklaratën e Ambasadores së SHBA në Shqipëri Znj. Yuri Kim, se “korrupsioni është kancer” i interesit publik dhe demokracisë.

Të fundit