Flash News

E-TJERA

Dendias takim "kokë më kokë" me Xhaçkën: Diskutuam edhe për çështjen e Belerit

Dendias takim "kokë më kokë" me Xhaçkën:

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka zhvilluar një takim me homologen shqiptare, Olta Xhaçka. Takimi u mbajt në kohën kur ministrat e Jashtëm të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur për të folur mbi situatën e rajonit.

Dendias shkruan në Twitter, se në fokus të bisedimeve me Xhaçkën ka qenë edhe çështja e arrestimit të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.

“Në margjinat e takimit të sotëm të BE FAC në Bruksel, u takova me homologen e Shqipërisë Olta Xhaçka. Gjatë diskutimit u ngrit edhe çështja që ka të bëjë me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himare, Fredi Beleri”, shkruan Dendias në Twitter.

Të fundit