Flash News

E-TJERA

Denoncimet e Spahos dhe Alollit për parregullsi në qendrat e votimit, policia nis hetimet

Denoncimet e Spahos dhe Alollit për parregullsi në qendrat e votimit,

Policia e Shtetit ka nisur hetimet pas denoncimeve të bëra nga dy demokratët, deputeti Edmond Spaho dhe kandidatja e “Bashkë Fitojmë” Ledina Alollit.

Spaho denoncoi se disa persona nuk e kanë lejuar të hyjë në sallë gjatë procesit të votimit duke e nxjerrë jashtë, ndërsa Alolli deklaroi se qytetarët po intimidohen nga administrata e Korçës.

Polica sqaron se për të dyja rastet janë marrë në pyetje Spaho dhe Alolli dhe ka nisur hetimi për ngjarjet e denoncuara.

Njoftimi:

Në lidhje me dy raste të publikuara në media, njëri prej tyre deklarata e kandidates së PD-së shtetases L. A., e cila pretendon se në lagjen nr. 17, Korçë, punonjës të administratës publike po intimidojnë votuesit, ndërsa rasti tjetër një video ku shfaqet deputeti i PD-së shtetasi E.S., duke u konfrontuar fizikisht me një shtetas në një qendër votimi në fshatin Zvezdë, Maliq, me pretendimin se ai shtetas po intimidonte votuesit, ju informojmë se

Në të dy rastet është komunikuar me kandidaten L. A. dhe deputetin E. S., ku u është kërkuar që të paraqiten në Komisariatet e  Policisë, për t’u pyetur dhe intervistuar në lidhje me sa pretendojnë. Në lidhje me pretendimet e tyre, në të dy rastet u është marrë deklarim nga specialistët për Hetimin e  Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, ku në bashkëpunim me KZAZ Korçë dhe Maliq, po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme. Theksojmë se në asnjë prej rasteve të mësipërme, nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë në qendrat e votimit apo në ambientet përreth qendrave të votimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit