Flash News

E-TJERA

Denoncimi i Berishës: Nipi i kryebashkiakut të PS nën hetim për mallra kontrabandë, përgjegjës i doganës së Kakavijës

Denoncimi i Berishës: Nipi i kryebashkiakut të PS nën hetim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari, të ardhur në adresë të tij në rrjetet sociale.

Sipas denoncuesit, Elis Shalari, nipi i kryetarit të bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi është pezulluar ditën e djeshme si përgjegjës i doganës së Kakavijës, pasi akuzohet për mallra kontrabandë. Sipas qyetetarit, edhe pse janë pezulluar disa doganierë, ngjarja po mbahet e fshehtë, pasi kryebashkiaku Flamur Golemi po mundohet ta mbyllë si problem.

Postimi i plotë:

Nipçja e narkokryetarit te bashkise pergjegjes dogane dhe kontrabandist.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje doktor berisha.desha te denocoj te ju nje rast flagrant te paster kontrabante nga nipi i famshem i kryetarit te bashkise gjirokaster.dje eshte pezulluar nga detyra e pergjegjsit ne kakavije elis shalari nipi i kryetarit te bashkise gjirokaster pasi akuzohet per kontrabante me mallra aksize dhe eshte ne hetim nga prokuroria ky mafjoz.drejtoria e doganes edhe pse e ka pezulluar e ka mbajtur te fsheht si rast dhe nuk e ben publik edhe pse jan pezulluar gjithe ata doganier ne kakavie per kontrabanten me te madhe qe ka ndodhur ndonjeher.e mbajn te fsheht pasi kryetari i bashkise gjirokaster flamur golemi mundohet qe ta mbylli si problem.ju lutemi bejeni publik qe ta shofin se cilet po e vjedhin kete shtet perdite njerzit e rames.me posht keni dhe foton e nipit hajdut dhe dajos se tij qe slan gje pa vjedh.posht komunistat rofte demokracia

Të fundit