Flash News

E-TJERA

Denoncohet shefi i Komisariatit në Vaun e Dejës: Mbron trafikantët e drogës, po nxit kanabizimin e vendit

Denoncohet shefi i Komisariatit në Vaun e Dejës: Mbron

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Zhuri, ka denoncuar shefin e Komisariatit Bardhyl Saliu duke e akuzuar për kanabizimin e vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Zhuri shkruan se për rreth 5 muaj Saliu denoncohet për një sërë akuzash duke filluar nga mbrojtja që ju bën parcelave të kanabisit dhe trafikantëve të drogës, ndërtimet pa leje, djegien e pyjeve, sjelljen arrogante apo dekonspirimin e informacioneve.

Zhuri bën me dije se ka informuar të gjitha autoritetet shtetërore dhe i ka vënë në dijeni për përfshirjen e shefit të Komisariatit në një sërë akuzash të përmendura më lart, por pavarësisht informimit dhe kërkeave, Bardhyl Saliu vijon të mbajë postin e shefit të Komisariatit ‘i mbrojtur nga lart’.

Postimi i plotë i Zhurit:

Përshëendetje! Kjo figura ne këtë foto poshtë është shefi i komisariatit Vau Dejes,i quajturi Bardhyl Saliu,i cili ka mbi 5 (pese)muaj qe denoncohet, akuzohet për shume vepra penale (kriminale) për: Kanabizim te territorit te Nj.Administrative te zonave malore dhe me gjere. Për mbrojtjen qe u ka bere parcelave te kanabisit qe menaxhohen nga trafikantet. Pëer ndertimet me dhe pa leje qe i ka faturuar sipas dëshirës dhe sjelljes se ndërtueseve. Për mbështetjen ndaj kontrabandistëve te çdo lloji. Për sjelljet arrogante,ndaj pushtetarëeve lokal,Administrator,Kryepleq fshatrash. Për dekonspirim informacioni. Për djegeje te mbi 200 ha Pyje,Kullota,Geshtenje,kryesisht ne Nj.Administrative Temal,gjoja ne emër te djegejes se kanabisit.Per kete figure qe e shihni te montuar ne parcelen e kanabisit jane informuar te gjitha instancat e shtetit shqiptare me zë dhe me figure,te gjitha mediat qofte Lokale dhe Kombetare. Njoftimet janë bere edhe me shkresa ku eshte dhene veprimtaria e tij e detajuar.Nga Drejtoria e Mbikqyrjes Policore, janë ushtruar dy kontrolle dhe ka dale i paster,sepse eshte i vetmi shef komisariati ne shqiperi qe ka realizuar Planin e kanabisit 150%,dhe deklaron se nuk ka kontroll qa me bën,se i kam b... rana. Ky është Bardhyl Saliu,i cili vazhdon i qete detyrën e tij,i mbeshtetur nga larte.Kerkoj qe ose te penalizohet, ose te ngrihet ne detyre. Takova nje prokurore dhe ja shpjegova veprimtarin e tij kriminale,dhe mu shpreh keta janeë te tanë bashke,dhe nuk kemi qa te bejme,vetem me medja,sepse korrupsioni shkon zingjir. tha,Insp. Policie,Shef.Komisariati,Drejtor Policie,Drejtor i Agjensise Mbikqyrjes Policore.Per kete arsye i nxora ne statusin tim.

Të fundit