Flash News

E-TJERA

Denoncon aktivisti: Emigrantët e mitur në Shqipëri zhduken, mund të përdoren për trafikim organesh

Denoncon aktivisti: Emigrantët e mitur në Shqipëri zhduken, mund

Aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Altin Hazizaj bëri një denoncim të fortë, teksa komentonte ardhjen e emigrantëve të parë në Shëngjin nga qeveria italiane.

 Në News24, Hazizaj tha se pothuajse 1/3 e emigrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri, pjesa më e madhe nga kufiri jugor i Shqipërisë, janë të mitur të pashoqëruar.

“Ku përfundojnë këta të mitur që janë të pashoqëruar nga prindërit. Ata vijnë nga ajo që konsiderohet si rruga e gjelbër. Këta fëmijë strehohen për 2-3 në një qendër në Tiranë ku lahen, pastrohen, ushqehen dhe më pas zhduken. Ku shkojnë këta fëmijë? Ku përfundojnë ata? Trafikohen ose përdoren, mund të përdoren edhe për marrjen e organeve”, tha Hazizaj, duke u shprehur se bëhet fjalë për rreth 7 mijë fëmijë. Në vijim ai tha se ndoshta mund që këta fëmijë të përgatiten edhe për akte terroriste.

 

Të fundit