Flash News

E-TJERA

Deputetët e Melonit, vizitojnë kampin e emigrantëve në Gjadër

Deputetët e Melonit, vizitojnë kampin e emigrantëve në

Një grup deputetësh të partisë së kryeministres Meloni, Fratelli d’Italia, vizituan  kampin e Gjadrit, të ngritur nga qeveria italiane, pas një marrëveshjeje mes dy qeverive për pritjen e emigrantëve që kapen në det deri në riatdhesimin e tyre.

Qëllimi i vizitës është ndjekja nga afër e mënyrës se si operon kjo qendër.

Deputetja Sara Kelany ka theksuar se vizita synon të japë një pasqyrë konkrete mbi funksionimin e qendrës.

Ajo ka kundërshtuar kritikat që janë ngritur ndaj këtij modeli, duke nënvizuar se, sipas saj, struktura është funksionale dhe përfaqëson një qasje që mund të merret si referencë edhe nga vende të tjera evropiane.

Të fundit