Flash News

E-TJERA

Deputetët e PS dhe PD bashkohen në SHBA, reagon ambasada amerikane: Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë

Deputetët e PS dhe PD bashkohen në SHBA, reagon ambasada amerikane:

Një delegacioni parlamentar shqiptar, i përbërë nga deputetë të PS dhe PD, ka zhvilluar një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të pranishëm në takim ishin deputetët Denis Deliu, Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Dhurata Çupi, Blerina Gjylameti, Gazment Bardhi dhe ambasadori i Shqipërisë në Amerikë, Ervin Bushi.

Lidhur me këtë takim ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë, ku shkruan se populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit.

“Kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë në Uashington së bashku për të punuar për çështje të rëndësishme për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin e fortë me Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur në çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit”, shkruan ambasada.

Kujtojmë se delegacioni shqiptar sot ka zhvilluar një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar, ndërsa dje Gazment Bardhi u takua me kongresmenin republikan Pete Sessions.

 

 

Të fundit