Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Deputetët sqarojnë për VOA: Pse nuk u miratua plani i hetimit të komisionit për inceneratorët

Komisioni hetimor parlamentar për Impiantet e Trajtimit të Mbetjeve Urbane nuk miratoi mbrëmë pas një mbledhje 5 orëshe Planin e Hetimit të paraqitur nga kryetarja e komisionit Jorida Tabaku. Socialistët pohuan se nuk mund të miratonin një plan hetimor, që shtrihej përtej 28 janarit, që është afati i fundit i funksionimit të komisionit.
Ndërsa opozita thotë se socialistët e bllokuan hetimin për të mbrojtur qeveritarët e përzjerë në aferën korruptive afro 430 milionë euro të 3 incineratorëve.
Komisioni rrezikon kështu të hyjë në një ngërç pa mundur të përmbyllë hetimet për një nga aferat më të mëdha korruptive të viteve të fundit. Komisioni hetimor kryesohet nga opozita, ndërsa socialistët kanë një anëtar më shumë.
Me këtë shumicë votash nuk u miratua plani i hetimit, dhe në javën e mbetur nga afati 3 mujor Komisioni nuk mund të përparojë në hetimin e njërës prej aferave më të mëdha korruptive të viteve të fundit.
Projekt plani i hetimit, i paraqitur nga kryetarja Jorida Tabaku, parashikonte shqyrtimin e dokumentacionit dhe thirrjen deri në mes të shkurtit si dëshmitarë të 19 personave nga kryeministri Edi Rama, zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, ish ministrat Damian Gjiknuri e Lefter Koka, kryetar e ish kryetarë të bashkive Tiranë, Elbasan e Fier, dhe administratorë të koncensionarit dhe hartimin e raportit përfundimtar brenda datës 25 shkurt.
Por socialistët nuk e miratuan zgjatjen deri në fund të shkurtit të planit të hetimit, duke theksuar se afati ligjor i funksionimit të këtij komisioni ishte 3 muaj, nga 28 tetori deri në 28 janar.
“Fatkeqësisht Partia Socialiste vendosi dje me votat kundër planit të hetimit të bëhet mburojë politike e aferës më të madhe korruptive për buxhetin e shtetit. Për inceneratorët 430 milionë euro u janë dhënë në mënyrë korruptive tre kompanive që në fakt janë me një pronar dhe janë të lidhur me zyrtarë të lartë, përfaqësues të Partisë Socialiste, me ministra, një aferë kjo që shkon deri tek kryeministri”, – tha zonja Tabaku për shtypin.
Por krejt ndryshe i shpjegojnë zhvillimet e fundit deputetët socialistë. Nënkryetarja socialiste e këtij komisioni dhe nënkryetarja e parlamentit, Ermonela Felaj, tha sot për “Zërin e Amerikës” se “komisioni hetimor është në koma për faj të demokratëve, sepse ata i zvarritën hetimet, duke e përdorur çështjen për propagandë dhe fjalime politike dhe nuk donin të ballafaqoheshin me dokumentat dhe me dëshmitarët.
Ajo shtoi se socialistët ishin të gatshëm të dëgjonin të gjithë dëshmitarët dhe të përfundonin hetimin brenda datës 28 janar, por nuk mund të miratonin zgjatjen e paligjshme të mandatit të komisionit, zgjatje e cila mund të kryhet vetëm me vendim të Kuvendit.
Ndërsa kryetarja e komisionit Jorida Tabaku deklaroi për Zërin e Amerikës, pas komenteve të zonjës Felaj, se ajo përgatiti Planin e hetimit deri në 25 shkurt, sepse komisioni humbi 27 ditë kohë nga përfundimi i sesionit parlamentar më 20 dhjetor, kur të gjitha afatet pezullohen për të rifilluar sërish punën më 17 janar, të cilat sipas saj shtyhen automatikisht deri në fund të shkurtit.
Por zonja Felaj theksoi se datat nuk shtyhen automatikisht, por me vendim parlamenti; ishin demokratët ata që kërkuan 3 muaj kohë për hetimet në fund të tetorit dhe me vendim parlamenti ato mbyllen në fund të janarit.
“Ata vet thanë se 3 muaj hetime mjaftonin dhe nuk llogaritën se Kuvendi mbyll sesionin në fund të vitit, një procedurë e njohur kjo, ndaj mund të kërkonin më shumë muaj”, tha zonja Felaj.
Ajo shtoi se edhe më parë, nga 7 dhjetori deri në 20 dhjetor janë po aq javë të humbura pa arsye nga ana e opozitës, e cila ka thirrur pak mbledhje si kryesuese e komisionit hetimor.
“PD nuk u shqetësua për datën e mbylljes së sesionit parlamentar dhe e pranoi pa asnjë vërejtje, sepse asnjëherë s’e ngriti këtë problem” – tha zonja Felaj.
Një tjetër shqetësim i socialistëve, sipas saj, ishte edhe kërkesa për dëshmi në seanca të hapura të dëshmitarëve, gjë që mund të dëmtojë hetimet penale të SPAK, i cili po kryen hetime me intervista të mbyllura.
Por kryetarja Tabaku thotë nga ana e saj se intervistimi i hapur i të dyshuarve nuk dëmton ndonjë hetim, sepse ata tashmë kanë vite që i kanë përgatitur bashkarisht shpjegimet e tyre për abuzimet që kanë kryer.
Ajo theksoi se komisioni hetimor do të mbetet pa hetim dhe pa raport përfundimtar, ndërsa materialet e mbledhura mund t’i dorëzojë si deputete e thjeshtë në SPAK, ku po për të njëjtën çështje po bëhen hetime penale dhe është marrë i pandehur ish ministri i mjedisit Lefter Koka.
Palët fajësuan njëra tjetrën për këtë mosmiratim; socialistët pohuan se opozita solli një projekt plan hetimor përtej afateve ligjore, ndërsa demokratët pohuan se deputetët e majtë e bllokuan qëllimisht punën e komisionit hetimor, për të mbrojtur qeveritarët më të lartë dhe bashkëpunëtorët e tyre të përfshirë në këtë aferë korruptive të përmasave të mëdha, që vlerësohet se ka shkuar në afro 430 milionë euro për të inceneratorët në Tiranë, Fier dhe Elbasan.
Ndërsa komisioni hetimor gjendet tani në një ngërç procedural dhe nuk mund të hetojë pa një paln hetimi një aferë korruptive qindra milionëshe./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38