Flash News

E-TJERA

Deputetja e PD e pyet për çështjen "Aruba", Dumani: Nuk e njoh këtë çështje

Deputetja e PD e pyet për çështjen "Aruba", Dumani:

Gjatë seancës së raportimit të kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, riktheu në vëmendje një çështje të përfolur nga opozita, të njohur si “rasti Aruba”.

Deputetja Hoti kërkoi sqarime nga kreu i SPAK mbi këtë takim të dyshuar, i cili është denoncuar më herët nga opozita si një rast që ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe integritetin institucional.

Megjithate, në reagimin e tij,  Dumani u shpreh shkurtimisht:
“Nuk njoh çështje me emrin Aruba.”

Opozita ka kërkuar publikisht që SPAK të hetojë këtë rast, duke e cilësuar si një çështje me rëndësi të lartë për transparencën institucionale.

Të fundit