Flash News

E-TJERA

Deputetja e PS-së zgjidhet shefe e misionit të OSBE-së për zgjedhjet e 11 korrikut në Bullgari

Deputetja e PS-së zgjidhet shefe e misionit të OSBE-së për

Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea do të drejtoj delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet që do të mbahen më 11 korrik në Bullgari.

Ligjvënësja shqiptare është për katër vite radhazi anëtare në Byronë ekzekutive të Asamblesë së OSBE dhe ka drejtuar misione zgjedhore si në Azerbajxhan, Gjeorgji, USA, Armeni si kryesuese dhe vëzhguese  e delegacionit.

Elona Gjebreas i besohet  ky  pozicion i rëndësishëm për zgjedhjet parlamentare në Bullgari; në një kohë kur ky procesi përsëritet brenda pak muajve për shkak të klimës së brendshme politike atje.

Ajo tashmë ka nisur intesivisht punën për përgatitjen e misionit të vëzhgimit nga ku do ofrojë të gjithë ekspertizën e saj në proceset zgjedhore parlamentare dhe do të qëndroj në Sofie, kryeqytetin e Bullgarisë  deri në përmbylljen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Elona Gjebrea do të drejtojë ekipin e vëzhguesve ndërkombëtare, me delegatë nga 10 shtete të OSBE-së deri në përmbyllje të këtij procesi në Bullgari. Zgjedhjet pritet t’i japin fund krizës politike së brendshme dhe në anën tjetër të qëndrimeve të politikës së jashtme pasi çështjet e hapura midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut penalizuan dhe hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Të fundit