Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputetja konfirmon kandidatin e PS për bashkinë e Durrësit

Deputetja konfirmon kandidatin e PS për bashkinë e Durrësit

Deputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu, konfirmoi kandidatin e PS për bashkinë e Durrësit.

Në një lidhje për Euronews Albania, Spahiu tha se kandidatja e PS për Durrësin ëshrë kryetarja aktuale Emiriana Sako.

“Kandidati është kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, zonja Emiriana Sako. Patjetër që është e konfirmuar! Për hir të së vërtetës ne na duket sikur kemi qenë tërë kohës në fushatë në zgjedhje pasi nuk kanë kaluar as 11 muaj nga fushata e kaluar e zgjedhjeve të marsit. Kështu që PS ka qenë e angazhuar jo vetëm për zgjedhjet e marsit, por gjatë gjithë kohës kemi qenë në kontakt me qytetarët. E vlerësoj shumë dhe kandidaturën, pasi krytarja gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë shumë aktive në takimet me qytetarët”, Spahiu.

Të fundit