Flash News

E-TJERA

Deputetja shtatzanë e PS-së rezulton pozitive me COVID-19

Deputetja shtatzanë e PS-së rezulton pozitive me COVID-19

 

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti ka rezultuar pozitivë me COVID-19. Kujtojmë që Gjylameti është shtatzanë.

Lajmin e pohoi dhe vet deputetja përmes një reagimi në Facebook, ku bënë me dije se ajo dhe familja e saj janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Gjylameti po qëndron e karantinuar në shtëpi.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë .

Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tejzgjatura.

Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve.

Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë !

Deputetja shtatzanë e PS-së rezulton pozitive me COVID-19

Të fundit