Flash News

E-TJERA

"Deri në dy javë pagjumësi absolute", Çomo tregon katër stadet e sëmundjes dhe kur duhet të shkohet në spital

"Deri në dy javë pagjumësi absolute", Çomo

Shefja e shërbimit infektiv në QSUT Nejada Çomo ka shpjeguar stadet e virusit. Ajo tha se nëse qytetarët kanë simptomat e stadit të tretë nuk duhet të qëndrojnë në shtëpi, por të paraqiten në spital.

Ajo foli edhe për një nga simptomat e e stadit të katërt të sëmundjes dhe që jep probleme serioze. Çomo tha për "Opinion" se kanë pagjumësi absulute, që shkon deri në dy javë.

"Nëse personat kanë sëmundje kronike, agravon covidi dhe stadet e tij. COVID gjen pikat e dobëta të trupit dhe godet. Në stadin e tretë vështirësohet frymëmarrja  dhe duhet paraqitur menjëherë në spital. Ai që ka marrë oksigjenin në kushte të shtëpie dhe vjen në spital, gjendja është e rënduar. Nuk duhet marrë oksigjen në shtëpi.

Shoku, simptomë e stadit të katër të sëmundjes dhe që jep probleme. Kanë pagjumësi absulute. Shkon deri në dy javë pa gjumë", tha Çomo.

Të fundit