Flash News

E-TJERA

Derbi, ja formacionet e Tiranës dhe Partizanit

Derbi, ja formacionet e Tiranës dhe Partizanit

Në orën 18:00, stadiumi “Air Albania” mirëpret sot derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, një nga përballjet më të pritura të sezonit.

Pak para fillimit të ndeshjes u publikuan formacionet zyrtare, ku trajnerët Ardian Nuhiu dhe Oltijon Kërnaja kanë vendosur të luajnë me më të mirët e tyre që nga minuta e parë.

Të kuqtë kërkojnë fitoren për të marrë 3 pikët e plota dhe për të konfirmuar dominimin në kryeqytet, ndërsa bardheblutë synojnë të rikthehen në rrugën e fitoreve dhe të përmirësojnë renditjen në kampionat.

Formacionet zyrtare:

TIRANA: Tafas; Vera, Basilio Ndong, Dembele, Rafa Silva; Haxiu, Valerianos, Tare; Vogli, Tabekou, Meta.
Trajner: Ardian Nuhiu

PARTIZANI: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Ismaili; Isgandarli, Human, Kote; Toma, Marku, Doumbia.
Trajner: Oltijon Kërnaja

 

Të fundit