Flash News

E-TJERA

Derbi për finalen e Champions. Milani kërkon përmbysjen, Interi me sytë nga Stambolli

Derbi për finalen e Champions. Milani kërkon përmbysjen, Interi

Interi dhe Milani do të luajmë ditën e sotme ndeshjen e kthimit të fazës gjysmëfinale të Champions League. Dueli i fundit për këtë vit mes dy skuadrave për të parë se cila prej tyre do të arrijë të shkojë deri në finale të këtij kompeticioni.

Interi vjen nga fitorja 0-2 e ndeshjes së parë dhe do të kërkojë të administrojë avantazhin, duke parë moralin e lartë të ekipit pas disa fitoreve rresht në kampionat. Milani nga ana tjetër nuk ka asgjë për të humbur dhe kë rikuperuar Rafael Leao, me sulmuesin që do të jetë një armë më shumë në dispozicion për skuadrën e Stefano Piolit.

Dueli i shumëpritur për të parë se cila skuadër do të shkojë në finale të Champions League. Ndeshja luhet ditën e sotme në orën 21:00 në stadiumin “San Siro”.

Të fundit