Flash News

E-TJERA

Derbi vishet sërish bardheblu, dopieta e Xhixhës ndal ‘demat’ e Partizanit

Derbi vishet sërish bardheblu, dopieta e Xhixhës ndal

Kryeqyteti mbetet bardheblu dhe Tirana feston sërish fitoren e derbit. Bardheblutë mposhtën Partizanin në “Air Albania”me dopietën e Redon Xhixhës.

Partizani luajti me një lojtar më pak pas kartoni të kuq që mori Matondos për shkak të një ndërhyrje të parregullt. Pjesa e parë u mbyll me golin e Xhixhës në minutën e 45’.

Ishte një gafë e portierit Rexhepi që i la hapësirë Xhixhës të çojë në avantazh Tiranën. Penalltia nuk rezultoi me sukses për Tiranën, pasi Rexhepi arriti të presë topin e Xhixhës.

Partizani s’postoi rivalët në gjysmëfushë, por fati nuk ishte me “demat”. Xhixha shënon sërish në minutën e 68’ duke vulosur fitoren e bardhebluve.

Të fundit