Flash News

E-TJERA

Dervishi ironizon qeverinë: Është dita e 100-të e mandatit dhe e kanë zënën 99 skandale

Dervishi ironizon qeverinë: Është dita e 100-të e mandatit

Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar qeverinë Rama.

I ftuar në A2 CNN, Dervishi tha se sot është dita e 100-të e mandatit të qeveris dhe duket se e kanë zënë 99 skandale, duke përmendur tre skandalet kycce që sipas tij, janë goditje për qeverinë.

“Është dita e 100 dhe duket se e kanë zënë 99 skandale. Po të përmend vetëm tre që po t'i dëgjosh me vëmendje do të mbash kokën me duar. Po njëra prej të cilëve që më duket shumë e rëndë është urimi i departamentit të shtetit me 28 nëntor dhe mendoj që kjo domethënë është gjëja më e rëndë që i ka ndodhur kësaj qeverie. Pra përmendja e karteleve të drogës dhe e bashkëpunëtorëve të tyre në ditën e urimit një vend anëtar i NATO-s. E dyta është kursi i përplasjes që ka marrë me SPAK-un me drejtësinë. Po ndërkombëtarët si të thuash janë skalioni i dytë. Është drejtësia përpara SPAK dhe është në kurs përplasje”, tha ai.

Të fundit