Flash News

E-TJERA

“Dëshira e tij e radhës është futja në BBV”, Sonila Meço ironizon podcastin e Ramës: Të bëhemi 1 mln shqiptarë që të merret me Luizin

“Dëshira e tij e radhës është futja në

Kryeministri Edi Rama kishte lajmëruar që do të niste një podcast të tijin me titullin “Flasim”, ku në fokus do të jenë intervistat dhe komunikimet me njerëz të fushave të ndryshme dhe kundërshtarët e tij politik gjithashtu.

Në lidhje me këtë gjë ka reaguar dhe gazetarja Sonila Meço. Nëpërmjet një postimi në “Facebook’ ajo ka ironizuar këtë ide të kryeministrit duke thënë se duhet të bëhen 1 milionë shqiptarë që t'i jepet statusi “banor”, e të merret për ca kohë me Luizin brenda shtëpisë së 'BBV'.

POSTIMI NË FACEBOOK

Pas televizionit me emrin e vet, podcast-it, që drejton po vetë, ekspozitave, që e promovuan si piktor i përmasave globale, mesa duket dëshira përvëluese e radhës është futja dhe fitorja në Big Brother Vip.

Program më i ndjekur se tv i vet, podcast-i i vet, ekspozitat e veta të marra së bashku. Mikluese gjer në dhimbje kjo audiencë nga e cila privohet me gjithë prezencën e vet mediatike dhe online 24 orë në 24.

Le të bëhemi 1 milionë shqiptarë t‘i japim statusin “banor”, se votat i siguron vetë me patronazhistë dhe aktiv1stë. Të paktën të merret me shtëpinë për ca kohë…dhe me Luizin.

Të fundit