Flash News

E-TJERA

Dëshmitë e Dumanit/ “Kërcënimi” i SPAK, Goci: Ditë e zezë për lirinë e shprehjes, prokurorët si kasapët e monizmit

Dëshmitë e Dumanit/ “Kërcënimi” i SPAK, Goci:

Pedagogu dhe aktivisti, Ervin Goci ka reaguar mbi urdhrin e SPAK  për ndalimin e publikimit të dëshmive të Nuredin Dumanit.

Duke e konsideruar kërcënim, ai thotë se pushteti gjyqësor nuk mund t’i japë komanda një pushteti tjetër, që është ai i medias.

Sipas Gocit edhe nëse një gazetar nxjerr sekretin hetimor, është gjyakata ajo që merret me këtë çështje.

“Prokuroret kane vepruar si kasape duke i perngjare prokuroreve te monizmit qe vepronin me akte administrative ekzekutive, me te cilat shkoje direkt ne burg, gjykata vetem vuloste, nuk kishte asnje shans te hidhte poshte vendimin e prokurorit.

Dita e djeshme eshte dite e zeze per lirine e shprehjes, a thua ta kene bere nga koka e vet prokuroret? Nuk besoj!

Po te mos ishte urdher nga lart, dikush do ta kishte peshuar urdherin, po ne fakt nuk ka patur se kush ta peshoje, sepse vendimi ka ardhur ne forme ekzekutive me porosi nga lart. Arsye per t'u frikesuar qe mund ta hash burgun edhe komplet kot, se thjesht dikujt i teket...”, shkruan ndër të tjera Goci.

Kujtojmë se pas nxjerrjes së urdhrit, SPAK reagoi duke thënë se vendimi për dënim me burg nëse publikohen dëshmitë e Dumanit i referohen vetëm gazetarit, Elton Qyno.

Sipas SPAK, gazetari ka publikuar disa te dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës me objekt caktimin e masave të sigurimit personal ‘’arrest në burg’.

Dëshmitë e Dumanit/ “Kërcënimi” i SPAK, Goci:

Të fundit