Flash News

E-TJERA

‘Dështimi’ i dashamirësve të Berishës dhe qëndresa e pashembull dhe besimit i tij në të drejtën

‘Dështimi’ i dashamirësve të Berishës dhe

Nga Hysni Gurra

Kur Sali Berisha u shpall non grata, shumë njerëz që vlerësohet se e duan, u shokuan dhe pavarësisht ç’thonin publikisht, privatisht i sugjeronin të tërhiqej, mos me i hy detit në këmbë.

Berisha nuk u tërhoq dhe nga tek pullë u bë uragan me ‘Foltoret’.

Erdhi përjashtimi që i bëri Luli dhe marrja peng e simboleve të PD.

Dashamirësit, pavarësisht çfarë thonin publikisht, i sugjeruan të hapte parti të re se nuk do ia jepnin më kurrë PD demokratëve të vërtetë, por do ia linin Lulit se ashtu kishte thënë Amelika dhe me Amelikën s’ka rrugë tjetër veç dorëzimit, edhe kur ke të drejtë.

Berisha nuk i dëgjoi, priti, duroi dhe punoi fort për rikthimin e simboleve aty ku u takonte. Dështuan dashamirësit.

Kur rrëzoheshin kërkesat e njëpasnjëshme për ndryshimin e masës, arrestit politik, me qëllim pengimin e pjesëmarrjes në Parlament.

Dashamirësit i sugjeruan ta linte fare këtë punë se ishte e sigurtë që do i digjnin mandatin.

Berisha nuk u tërhoq. Dështuan dashamirësit, kështu ai do vijojë të përfaqësojë zgjedhësit dhe mbarë opozitën në Parlamentin e Republikës.

Për kundërshtarët dhe dashamirësit e ligj, po flasim njëherë tjetër.

Të fundit