Flash News

E-TJERA

Dështon gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës

Dështon gara për drejtorin e ri të Gardës së

Gara për kreun e ri të Gardës së Republikës nuk është finalizuar me një fitues. Asnjë nga 8 kandidatët nuk u shpall fitues.

“Në vijim të procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen e kandidatit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, të zhvilluar në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 102, datë 05.06.2024, ju informojmë se, pas përfundimit të të gjitha fazave të parashikuara të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave, procedura nuk është finalizuar me shpalljen e një kandidature fituese.

Procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, duke garantuar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, transparencës, paanshmërisë, meritokracisë dhe mundësive të barabarta. Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe interesin e treguar”, thuhet në njoftimin dërguar kandidatëve.

Të fundit