Flash News

E-TJERA

Dështon për herë të dytë hapja e kampeve për emigrantët në Gjadër e Shëngjin

Dështon për herë të dytë hapja e kampeve për

Mediat italiane kanë konfirmuar shtyrjen e hapjes së kampeve për emigrantët në Shqipëri.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë vizitës së saj për të inspektuar kampet më 5 qershor deklaroi se do të ishin gati për të pritur emigrantët më 1 gusht, por ndërtimi në njërin prej tyre vazhdon ende.

Nënsekretari në Kryesinë e Këshillit Alfredo Mantovano ka bërë të ditur se ka pasur një sërë ngadalësimesh në punë dhe se për rrjedhojë do të duhen edhe disa javë. 10 gushti ishte treguar si një datë e re e mundshme, por për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë.

Për qendrat e kërkuara nga kryeministrja italiane – të cilat parashikojnë një shpenzim prej 800 milionë euro në pesë vite – kjo është shtyrja e dytë. Data e funksionimit të plotë të objekteve fillimisht ishte caktuar data 20 maj.

Sipas Ansa, qendra e parë e pritjes e vendosur në portin e Shëngjinit duket se është gati, por vonesat kanë të bëjnë kryesisht me lokacionin tjetër: ish-bazën e Forcave Ajrore Shqiptare në Gjadër. Këtu po punohet për krijimin e tre objekteve të veçanta: një qendër për ndalimin e azilkërkuesve me 880 vende, një qendër paraburgimi riatdhesimi (CPR) me 144 vende dhe një burg me 20 vende.

Vonesat i janë atribuar temperaturave të larta të verës, të cilat kanë komplikuar punën, ku përfshihet edhe ushtria italiane e Korpusit të Inxhinierisë.

Të fundit