Flash News

E-TJERA

Dështon që ditën e parë skenari për mësim të alternuar

Dështon që ditën e parë skenari për mësim të

Ky fillim dhjetori ka shënuar edhe vënien në zbatim të skenarit 2 për shkollat në kushtet e pandemisë, që do të thotë se Komiteti Teknik i Ekspertëve i propozoi Ministrisë së Arsimit që të zhvillohet mësim i alternuar, online dhe në klasë.

Ky vendim nisi të zbatohet në të gjitha shkollat nga klasat e gjashta e në vijim, veç maturantëve.

Megjithatë, ky skenar hasi probleme të shumta që ditën e parë të realizimit. Në shumë shkolla nuk u realizua mësimi siç ishte parashikuar, pasi skedulimi nuk ishte i mundur në platformën mësimore Akademi.al.

Dështon që ditën e parë skenari për mësim të

Ky problem është konfirmuar edhe nga Ministria e Arsimit, e cila për Tv Klan sqaroi se ngarkesa e rrjetit u krijua për shkak se pati një fluks regjistrimesh te reja nga nxënësit.

Zhvillimi i mësimit të alternuar, me prani fizike në shkolla dhe online i ka çorientuar nxënësit.

Shumë nxënës kanë deklaruar në media se me orët në distancë, nuk arrijnë të kuptojnë asgjë.

Ky vendim u mor pak ditë më parë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 në vend deri në një afat të pacaktuar.

Të fundit