Flash News

E-TJERA

Dështon sërish mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Dibër

Dështon sërish mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak

Ka dështuar sërish këtë të premte mbledhja e Këshillit të Bashkisë Dibër.

Ndryshe nga mbledhja e kaluar, sot u bë shkak bojkoti i këshilltarëve të opozitës, por edhe një këshilltari të mazhorancës si rezultat i mosfutjes në rendin e ditës të një kërkese të 14 këshilltarëve në lidhje me HEC Skavica.

Mbledhja e këshillit bashkiak dështoi që në miratimin në parim, pasi nuk mori votat e nevojshme.

Që prej datës 19 Prill, 14 këshilltarë kishin kërkuar një mbledhje jashtë radhe me drejtuesit e këshillit bashkiak, kryetarin e Bashkisë Dibër Rahim Spahiu dhe përfaqësues të institucioneve qëndrore.

 Por kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh ndaj dhe ata zgjodhën të bojkotojnë mbledhjen e sotme.

 

Të fundit