Flash News

E-TJERA

Dështuan në atentatin ndaj të riut 30-vjeçar në Shkodër, policia shpall në kërkim 3 autorët e dyshuar

Dështuan në atentatin ndaj të riut 30-vjeçar në

Paraditen e sotme, mjeti që drejtohej nga Taulant Pepaj, u qëllua me armë zjarri nga dy vëllezërit dhe një person i tretë.

Tre persona, të dyshuar  si atentatorët kryesorë të sulmit me armë zjarri ndaj Taulant Pepajt, janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës.

Mësohet se ky atentat i dështuar sot është pasojë e një konflikti që autorët e dyshuar kanë patur në burg me shtetasin Taulant Pepa. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe ka rezultuar se autorët janë larguar nga vendngjarja me dy makina, një “Mercedez benz S” dhe një “Jaguar”.

Të fundit