Flash News

E-TJERA

Detaje nga dosja hetimore: Po përgatitej një tjetër atentat për ish-prokurorin dhe “Rrumin e Shijakut”

Detaje nga dosja hetimore: Po përgatitej një tjetër atentat

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Lahos i njohur si “Rrumi i Shijakut”, ku mbeti i vrarë shoferi i Ndojës Andi Maloku.

Prokuroria e Posaçme vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për 5 nga të akuzuarit e arrestuar, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Burime për Klan Neës bëjnë me dije se ndaj ish-prokurorit Ndoj dhe “Rrumit të Shijakut” ishte përgatitur një tjetër atentat. Sipas burimit, 9 të dyshuarit për ngjarjen e 2019-ës, në bazë të përgjimeve rezulton se po bëheshin gati për të kryer një tjetër atentat ndaj tyre.

Po i njëjti burim thotë se masat për disa nga personat e dyshuar sit ë përfshir ënë ngjarje janë marrë në muajt Nëntor dhe Dhjetor, por janë mbajtur sekret pasi ksihet informacione se personat në kërkim po diskutonin për t’u kthyer në Shqipëri.

Në seancën e Gjykatës së Posaçme të arrestuarit e akuzuar për atentatin ndaj Ndojës, kanë mohuar akuzat ndaj tyre.

Të fundit