Flash News

E-TJERA

Detaje nga shpërthimi në Kamëz, mjetit luksoz iu vendos rreth 100 gr eksploziv

Detaje nga shpërthimi në Kamëz, mjetit luksoz iu vendos rreth 100

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i eksplozivit në Kamëz, një ditë më parë. Mëshet se, eksplozivi, lloji i të cilit nuk është përcaktuar ende, ishte vendosur poshtë mjetit “BMW X5”, që përdorej nga shtetasi Gjon Mena.

Si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, e cila mendohet se ka qenë më pak se 100 g, ka marrë dëmtime të lehta në të dyja këmbët pronari i automjetit, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar për në banesë.

Policia e ka referuar çështjen për vrasje të mbetur në tentativë dhe po heton për identifikimin e autorëve. Ndërkohë po punohet me kamerat e sigurisë për të identifikuar personin që ka vendosur lëndën plasëse apo që e ka ruajtur Menën, deri në momentin e parkimit.

Të fundit