Flash News

E-TJERA

Detaje nga shpërthimi në Vlorë/ Shënjestër nëna e të dënuarit për atentatin ndaj Inez Hajrullës

Detaje nga shpërthimi në Vlorë/ Shënjestër nëna e

Detaje të reja janë mësuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen “Partizani” në Vlorë, ku një sasi eksplozivi u vendos në derën e një banese.

Shënjestër e sulmit ishte 63-vjeçarja Bakije Zoto, nëna e Gentjan Zotos, i cili po vuan një dënim me 35 vite burg.

Gentjan Zoto u dënua nga Gjykata e Apelit si pjesë e grupit të përfshirë në atentatin e 10 majit 2019 kundër Inez Hajrullës. Për të njëjtën ngjarje u dënuan edhe Daut Elmazi, Igli Memaj, Serxho Ademi dhe Albano Goxhaj.

Sipas dosjes gjyqësore, atentati i vitit 2019 ndodhi në një lokal në Vlorë, ku Hajrulla ndodhej në shoqërinë e Ervis Matodashajt.

Persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të tyre, duke tentuar të eliminojnë fizikisht Hajrullën. Në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja dhe një fishek i paplasur, ndërsa nga të shtënat u plagos rastësisht Dajko Canodemaj, i cili po pinte kafe në lokal.

Policia nuk ka bërë ende publik motivin e vendosjes së eksplozivit në banesën e nënës së Zotos, por po heton pistën e një paralajmërimi ose goditjeje të lidhur me konfliktet e vjetra kriminale. Fatmirësisht, 63-vjeçarja nuk raportohet e lënduar.

Të fundit