Flash News

E-TJERA

Detaje nga tragjedia në Shkodër, ish-zyrtari i policisë: Alma dyshohet se u dha fëmijëve qetësues

Detaje nga tragjedia në Shkodër, ish-zyrtari i policisë: Alma

Vijon të mbetet e paqartë dhe e mbushur me mister ngjarja tragjike në Shkodër, ku 39-vjecarja Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj të mitur. Lidhur me ngjarjen, ish-zyrtari i lartë i policisë Shemsi Prençi, në emisionin “Breaking” nuk përjashtoi mundësinë që 39-vjeçarja t’u ketë dhënë fëmijëve qetësues.

“Një dyshim është se nëna mund t’i ketë dhënë medikamente fëmijëve për të ulur reagimin e tyre. Më kanë thënë që pranë vendit janë gjendur sende ushqimore. Kruasan, çokollata që mendohet se janë ngrënë nga fëmijët. 80 metra më poshtë është gjetur trupi i pajetë i një prej fëmijëve”, u shpreh Prençi. 

Në kamerat e sigurisë, 39-vjeçarja është parë se para vetëflijimit, ka pirë kafe me kunatën, me të cilët është ndarë qetësisht.

Deri më tani nuk ka asnjë dëshmitar që ka parë 39-vjeçaren dhe 3 fëmijët ne momentin kur i dha fund jetës së saj dhe fëmijëve.

Për ngjarjen e rëndë është arrestuar Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Almës dhe babai i tre fëmijëve të mbytur. Ai akuzohet se ka shtyrë gruan me fëmijët drejt vetëvrasjes.

Ka qenë ai, i cili më 3 Maj ka denoncuar në polici largimin nga banesa të gruas me fëmijët. Por, kur një peshkatar i zonës gjeti të pajetë trupin e 9-vjeçares Ergesa, ai u kthye në të dyshuarin kryesor për shkaktin e vetëvrasjes së bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij.

Dyshohet se Erdgys Arrazi ushtronte dhune fizike e psikologjike ndaj 39-vjeçares e fëmijëve dhe vetëflijimi dyshohet se është pasojë e dhunës në familje. Po ashtu, nisur nga provat e gjetura në celularin e tij, dyshohet se Erdgys Arrazi dhe e tradhtonte bashkëshorten.

Prokuroria dhe policia vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.

Të fundit