Flash News

E-TJERA

Vrasja e kenianes drejt zbardhjes, dyshime mbi dëshminë e shoqeve të Joy Ayoko

Vrasja e kenianes drejt zbardhjes, dyshime mbi dëshminë e shoqeve

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e 22-vjeçares keniane Joy AYoko e cila u gjet pa ndjenja në muajin gusht të vitit të shkuar.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor janë shoqeruar 6 persona mes tyre Rodin Barçi, shoferi i kazinos dhe vëllai i tij, të cilët janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje. Barçi ka qëndruar në të njëjtën linjë me dëshminë e dhënë në fillim duke mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Ai ka pohuar se ka pasur marrëdhënie intime me keniane, por ka përfunduar para ngjarjes.

Të gjatë personave iu janë sekuestruare celularët. Grupi hetimor po has vështirësi me telefonin e Ayokos e cila mbante numër kenian dhe bisedat i kaa disa në gjuhën keniane e disa në anglisht, çka do të thotë se duan kohë të përkthehen.

Dyshime janë ngritur mbi dëshminë e shoqeve të Joyt, të cilat mund të jenë tjetërsuar pasi Rodin Barçi ka qenë i dyshuar që në fillim të ngjarjes.

Të fundit