Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga arrestimi i biznesmenit në Shkodër/ Përveç armës, kishte një çantë me para

Detaje të reja nga arrestimi i biznesmenit në Shkodër/

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i biznesmenit Isuf Isufi në Shkodër. Ai u vendos në pranga një ditë më parë në vendin e quajtur “Lagje Perash”.

Policia ka bërë me dije se përveç armës, 49-vjeçari kishte një çantë me një shumë të konsiderueshme parash në momentin e arrestimit. Dyshohet se sasia e parave shkon në mbi 2 mjë euro.

Ai u arrestua si rezultat i kontrolleve të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.

Biznesmeni që banon në lagjen Ajasëm në Shkodër, akuzohet për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

Të fundit