Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga vrasja e Edmon Koçit/ Arma dyshohet se është blerë jashtë vendit, asnjë dëshmi e vlefshme nga të shoqëruarit

Detaje të reja nga vrasja e Edmon Koçit/ Arma dyshohet se

Janë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i Edmond Koçit, i njohur dhe si Edmond Çekiçi, mëngjesin e djeshëm në Durrës. 

Mësohet se uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat mbi 20 persona, për t’u pyetur lidhur me këtë ngjarje dhe i kanë lënë më pas të lirë. Të shoqëruar kanë qenë rreth familjarësh, kushërinj, miq, të cilët mësohet se nuk i kanë shërbyer policisë për të zbardhur ekzekutimin mafioz.

Nga hetimet mësohet se ekzekutorët kanë vetëm tre metra larg viktimës. Nga ekspertiza në trupin e Edmond Koçit janë vënë re 10 shenja plumbash, në kokë dhe në trup, të cilat i kanë sjellë dhe vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje janë gjetur 38 gëzhoja automatiku të tipit AK47. Autorët i kishin zënë pritë me një "Benz " të zi Edmond Koçit dhe shoferi i viktimës sapo ka parë armën ka ikur me vrap. E gjithë skena ka zgjatur rreth 20-30 sekonda. Policia ka bërë me dije se autoret kanë qenë me kapuç ne koke dhe me shall.

Pas realizimit të vrasjes autorët janë larguar në drejtim të Shënavlashit dhe mjetin e përdorur në ekzekutim e kanë djegur në një zonë të vetmuar ku më parë ndodhej radiostacioni i Fllakës. Arma, që dyshohet se është përdorur në krim dhe që u gjet në mjetin e djegur në Sukth është çuar në laborator dhe dyshohet se është blerë jashtë vendit.

Një nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo e dyshimit për konflikte të vjetra të viktimës pasi ka qenë pjese e bandës së Durresit dhe vazhdonte të ishte një ndër eksponentët kryesorë të botës se krimit në Durrës.

Atentati i ndodhur mëngjesin e djeshëm,  ku shënjestër ishtë Edmond Koçi , ndodhi pikërisht në vendin ku rreth 2 muaj më parë u ekzekutua miku i tij i ngushtë Edmond Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi.

Të fundit