Flash News

E-TJERA

Detaje/ Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, policia: Autori bashkëpronar i hotelit

Detaje/ Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, policia: Autori
Gerald Shehu

Gerald Shehu dyshohet se është autori i vrasjes së punonjësit të hotelit në Dhërmi, Eraldo Nevruzit.

Sipas informacionit zyrtar nga policia, autori i dyshuar rezulton të jetë bashkëpronar i hotelit. 

"Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.

Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit", njofton policia. 

 

 

Të fundit