Flash News

E-TJERA

Detajet/ Babai vrau djalin me thikë, dyshohet se ishin të dehur

Detajet/ Babai vrau djalin me thikë, dyshohet se ishin të dehur
Foto nga vendi i ngjarjes

Zbardhen detaje nga krimi në familje i ndodhur pasditen e sotme te Kodra e Priftit në Tiranë. 

Hekuran Gjoni 74 vjeç vrau me thikë djalin e tij, Asim Gjoni 37 vjeç në banesë. Dyshohet paraprakisht se babë e bir, në gjendje të dehur, kanë patur një konflikt në banesën e tyre, i cili fillimisht ka qenë verbal e më pas fizik.

Më pas, 74-vjeçari ka marrë thikë dhe ka goditur djalin e tij, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital. Sakaq, policia mori në pyetje edhe familjarë e të afërm të viktimës dhe autorit, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

 

Të fundit