Flash News

E-TJERA

Detajet/ Vritet me thikë shqiptari në Itali

Detajet/ Vritet me thikë shqiptari në Itali

Një shqiptar ka mbetur i vrarë me thikë mëngjesin e sotëm nga fqinji i tij në Via Campano, në rrethin Santa Rita, të Italisë. Sipas La Republicca, ngjarja ka nodhur pas një konflikti në të cilin u përfshinë të dy komshinjtë.

Viktima vdiq pak orë pas mbërritjes në spital. Dinamika e fakteve është ende e paqartë. Të dy ishin fqinjë dhe kishin luftuar për çështjen e një godine për disa kohë. Pas sulmit, viktima u përpoq të largohej, por u rrëzua pranë një nënkalimi për këmbësorët. Ai është rreth 60 vjeç. Mësohet se viktima nuk mundi t'i mbijetonte dot plagëve të marra në stomak.

Ishte vetë sulmuesi që dha alarmin forcat policore të Novaras mbërritën në vend. Ata thanë se ai kishte vepruar për të mbrojtur veten nga një sulm, por rrethanat mbeten ende të paverifikuara. Tani agresori është në paraburgim. Dëshmitarë të tjerë thirrën gjithashtu 112-ën për të kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe një ambulancë, pasi panë viktimën e gjakosur në tokë. Policia sekuestroi thikën e përdorur për vrasjen.

Të dy fqinjët jetojnë jo larg nga vendi i vrasjes dhe, sipas një hipoteze, ata u takuan këtë mëngjes në rrugë. Sidoqoftë, mbetet të evidentohet nga policia se pse sulmuesi ishte i armatosur.

Të fundit