Flash News

E-TJERA

Devijohet trafiku te rrethrrotullimi i TEG-ut, ARRSH tregon rrugët që duhet të ndjekin mjetet

Devijohet trafiku te rrethrrotullimi i TEG-ut, ARRSH tregon rrugët që

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim, ku bën me dije se duke nisur nga data 15 prill do të devijohet trafiku në rrethrrotullimin e TEG-ut për shkak të punimeve në zonë. ARRSH bën me dije se devijimi do të zgjasë një javë nga ora 22.00 deri në orën 06.00 të mëngjesit.

Për këtë arsye është parashikuar që mjetet që do të vijnë nga Elbasani do të lejohen që të kalojnë në rrugën pas TEG-ut, ndërsa ata që vijnë nga “Unaza Lindore” do të lejohen vetëm të kthehen djathtas në drejtim të Tiranës.

Ndërsa mjetet e vogla që do të vijnë nga Tirana do të kthehen në mbikalimin “Mjull Bathore”. Mjetet e rënda e të gjata, si trajlera e maune, do të parkohen në segmentin “Mjull Bathore-TEG” dhe do të lejohen të kalojnë në rrethrrotullim gjatë një intervali kohe të caktuar.

Të fundit