Flash News

E-TJERA

Dha dorëheqjen si Këshilltar i Presidentit, Meta kërkesë Bahri Shaqirit: Shpresoj të vazhdojmë ecjen nga liqeni

Dha dorëheqjen si Këshilltar i Presidentit, Meta kërkesë
Meta dhe Shaqiri

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së Bahri Shaqirit nga posti i Këshilltarit të Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, teksa është shprehur se do t'u mungojë në këtë institucion.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka publikuar një foto më Shaqirin, ku shkruan veç të tjerash se shpreson që të vazhdojnë të dalin për ecje nga liqeni.

Kujtojmë se kreu i shtetit emëroi sot Këshilltar Diplomatik, Arben Cicin, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të bashkëpunoja me z.Bahri Shaqiri, për më shumë se tre vite, në detyrën e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.

Gjithmonë korrekt, luajal, profesional dhe atdhetar.

E pranova dorëheqjen e tij duke i uruar suksese për të ardhmen.

Do të na mungojë këtu në Institucion, por shpresoj që me Arin, do vazhdojmë të dalim për ecje nga liqeni.

Të fundit