Flash News

E-TJERA

Dha dorëheqjen si këshilltar i Presidentit për t'u bashkuar me LSI-në, Bahri Shaqiri tregon se ku do kandidojë në zgjedhje

Dha dorëheqjen si këshilltar i Presidentit për t'u bashkuar

Ish-këshilltari i të Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, Bahri Shaqiri ka treguar se çfarë do të bëjë pas dhënies së dorëheqjes nga posti që mbajti deri para pak ditësh.

Ai ka thënë se do të jetë kandidat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nën siglën e LSI. Shaqiri është shprehur për "Balkan web" se do të japë kontributin e tij në komunitetin e Shijakut, pra do të jetë pjesë e listave të qarkut Durrës.


"Të përfaqësoj komunitetin e Shijakut në zgjedhjet e ardhshme. Jo vetëm kaq, por t’i shërbej këtij komuniteti të mrekullueshëm, që meriton një të ardhme shumë më të mirë. Besoj se hapësirën më të mirë për të qenë vetëvetja e shoh te Lëvizja Socialiste për Integrim, me të cilën kam patur një eksperiencë të shkurtër dhe më parë", tha Shaqiri.

Të fundit