Flash News

E-TJERA

Dhëndri i arrestuar për prodhim droge? Reagon kryebashkiaku i Pogradecit

Dhëndri i arrestuar për prodhim droge? Reagon kryebashkiaku i

Kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli ka reaguar pas lajmeve se dhëndri i tij ka rënë në pranga si pronar i një fabrike për prodhimin e drograve. Ai i ka mohuar lajmet.

Xhakolli ka thënë në prononcime për media të ndryshme se “Nuk e di si kanë dalë këto lajme, emri i dhëndrit nuk është i përfshirë. Ai momentalisht është me pushime në Turqi”.

Mediat maqedonase raportojnë se dhëndri i kryebashkiakut zotëronte fabrikën ku u gjetën 3000 rrënjë mariuanë, 100 litra vaj kanabisi dhe 600 kg kanabis të tharë.

 

Të fundit