Flash News

E-TJERA

Dhjetëra qytetarë të bllokuar në Qafë-Thanë, mes tyre dhe aktorja Zamira Kita: Dy orë në këtë të ftohtë

Dhjetëra qytetarë të bllokuar në Qafë-Thanë, mes
foto ilustruese

Për shkak të kushteve atmosferike, borës dhe ngricave, me dhjetëra qytetarë janë bllokuar në doganën e Qafë-Thanës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.

Në mesin e qytetarëve të bllokuar është dhe aktorja Zamira Kita, e cila përmes një lidhjeje në Neës24 ka treguar se situata është e vështirë edhe për shkak të motit por dhe sepse nuk kanë asnjë informacion nëse po punohet për zgjidhjen e situatës.

“Kemi gati 2 orë që jemi këtu në Doganën shqiptare, për të dalë nga Maqedonia e Veriut dhe për të hyrë në Shqipëri. Ka një problem nga dogana deri në aksin nacional. Këto janë thashethemet nga qytetarët, por nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Mbase autoritetet po punojnë ku është problemi, se nuk e dimë. Por, dy orë në këtë të ftohtë, është shumë e vështirë për njerëzit që gjenden këtu. Këtu fryn shumë erë dhe bie pak borë.  Dua të bëj apel, që kjo gjendje urojmë të mbarojë sa më shpejt, të ketë zgjidhje”, - është shprehur aktorja.

Të fundit