Flash News

E-TJERA

Dhjetëra të dënuar në burgun e Burrelit refuzojnë ushqimin, kërkojnë më shumë takime me familjarët

Dhjetëra të dënuar në burgun e Burrelit refuzojnë

Rreth 70 të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrel kanë refuzuar ushqimin që ofrohet nga institucioni që prej drekës së djeshme. Si fillim kjo "protestë" nisi nga 25 të dënuar, ndërsa sot i janë bashkuar dhe 45 të tjerë.

Mësohet se të burgosurit e kanë refuzuar ushqimin në shenjë proteste për numrin e ulët të takimeve mujore me familjarët. Për shkak të pandemisë në institucionet e vuajtjes së dënimit është lënë vetëm një takim në muaj me familjarët.

Ata kanë kërkuar që rrethi i familjarëve që iu lejohet të takojnë të zgjerohet, pasi kanë mundësi të takojnë vetëm ata të afërt. Ndërkohë autoritetet po negociojnë me të dënuarit që t'i rikthehen normalitetit.

Të fundit