Flash News

E-TJERA

Dhoma e Avokatisë reagon pas dhunës ndaj Sokol Mëngjesit: Të kryhet hetim i plotë dhe i pavarur

Dhoma e Avokatisë reagon pas dhunës ndaj Sokol Mëngjesit: Të

Dhoma e Avokatisë ka reaguar pas dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Në reagimin e dhomës thuhet se kërcënimi i avokatëve cenon jo vetëm misionin e tyre, por krijojnë edhe situata të vështira.

Dhoma e Avokatisë i ka bërë thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të pavarur sa më shpejt të jetë e mundur.

“Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë shpreh shqetësimin e thellë lidhur me dhunën e rëndë fizike të ushtruar mëngjesin e ditës së sotme ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, anëtar i Dhomës së Avokatisë së Tiranës. Avokati është goditur disa herë në kokë me levë dhe për shkak të plagëve të marra është shtruar në spital.

Ky nuk është rast i izoluar i ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj avokatëve në Shqipëri, duke rikujtuar aktin e fundit të paprecedentë të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj një avokati në Dhomën e Avokatisë Lezhë në muajin prill të këtij viti.

Kërcënimi i avokatëve, sidomos për shkaqe që lidhen me ushtrimin e detyrës jo vetëm cenojnë rëndë misionin e avokatit në ushtrim të profesionit të tij, por krijojnë situata të vështira që duhen të vlerësohen maksimalisht.

Bazuar sa më sipër, Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë i kërkon autoriteteve zyrtare të kryejnë një hetim të plotë dhe të pavarur brenda një kohe sa më të shkurtër lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Njëkohësisht garantojmë të gjithë avokatët në Republikën e Shqipërisë se Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë do të jetë në krah të çdo avokati ndaj të cilit ushtrohet dhunë e çfarëdo lloji nga kushdo qoftë, pavarësisht se nga kush dirigjohet dhuna.

Shprehemi besimplotë se reagimi ynë do të shërbejë si kambanë alarmi për organet ligjzbatuese jo vetëm për këtë rast por edhe për raste te tjera që cenojnë sigurinë e jetës së avokatëve dhe të familjeve të tyre”, thuhet në deklaratë.

Të fundit