Flash News

E-TJERA

Dhoma e Avokatisë Shkodër në mbështetje të gjyqtarit Tonin Stërkaj: Drejtësia nuk kërkohet nëpërmjet padrejtësisë

Dhoma e Avokatisë Shkodër në mbështetje të gjyqtarit

Dhoma e Avokatisë në Shkodër ka dalë në mbështetje të gjyqtarit Tonin Stërkaj, në banesën e të cilit u vendos një sasie lënde plasëse një ditë më parë.

Kryetari i dhomës, Anton Kosteri, deklaroi se ky akt cënon integritetin e shtetit dhe sigurinë në qytet.

“Ngjarje kriminale dhe e rëndë. Në banesën e gjyqtarit u vendos eksploziv. Dhoma e Avokatisë Shkodër preh solidaritet dhe mbështetje për gjyqtarin dhe familjen e tij. Është cënim real i integritetit të shtetit dhe sigurisë në qytet. Tregon vështirësitë që has çdo zyrtar në vendin tonë, veçanërisht magjistratët në kryerjen e detyrës.

Kjo kërkon një kundërpërgjigje nga organet ligjzbatuese që i inkurajojmë të zbardhin sa më shpejt ngjarjen. Ne nënvizojmë se dhuna e presioni janë mjeti i gabuar për zgjidhjen ne problemeve. Drejtësia nuk mund të kërkohet nëpërmjet padrejtësisë”, tha ai.

 

Të fundit