Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Dorian Alia: E kryem për miqësi

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Dorian Alia: E kryem për

Dorian Alia një nga autorët e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e djeshëm, ka deklaruar para policisë se sulmi fizik ndaj avokatit Mëngjesi u krye me porosi të Dritan Nanos.

Sipas dëshmisë së Alisë, sulmi u “krye për miqësi”, ndërsa agresorët donin t’i bënin presion të hiqte dorë nga gjyqi që avokati Sokol Mëngjesi kishte hapur.

Në dëshminë e tij Alia ka pohuar se sulmin e kishin planifikuar, avokatin e kishin ndjekur dhe rrinin vazhdimisht komunikohej mes personave që u përfshinë në sulmin brutal ndaj avokatit Mëngjesi.

Në deklarime vijon Aliaj, ishin përgatitur për t’i dhënë mesazh Mëngjesit, pa menduar se situata do të rëndohej dhe avokati do të merrte dëme të rënda.

Para policisë ai ka treguar të gjithë skemën e se si e kanë planifikuar e deri tek dhuna ndaj avokatit. Rezulton se ai është personi që ka goditur me grusht i pari Sokol Mëngjesin dhe me pas kanë qëlluar të tjerët.

Nga ana tjetër, Dritan Nano, ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.

 

Të fundit