Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj Mëngjesit, Alibali: U godit sistemi i drejtësisë

Dhuna ndaj Mëngjesit, Alibali: U godit sistemi i drejtësisë

Pedagogu i të drejtës kushtetuese, Neritan Alibali ka folur për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Në News24, ai tha se të sulmosh një avokat është njëlloj si të sulmosh një gjykatës apo prokuror.

“Atmosfera shoqërore është e tillë. Një konotacion politik e ka kjo ngjarje, pasi politika e ka ndarë aq shumë shoqërinë, sa edhe grupet kriminale veprojnë mbi këtë logjikë.

Policia veproi shumë shpejt, pa paragjykime. Ngjarja ndodhi në zonën më të vëzhguar të Tiranës”, tha Alibali.

Ai u shpreh se çdo akt dhune i lehtë apo i rëndë është dhunim i një personi të veshur me pushtet brenda sistemit të drejtësisë", u shpreh ai. 

Të fundit